Sandër Lleshi, ose Vrana Konti i “Skënderbeut të Spiropalit”
E kam mbeshtetur që në krye të herës emërimin e Z. Sandër Lleshaj si Ministër i Brendshem.
I kam injoruar dhe vazhdoj t’i injoroj epitetet ndaj tij si “Llesh kimiku” e gjera të tilla, të vlefshme vetëm për degjuesit analfabetë e per shkruesit gjysëm analfabetë të këtij vendi.
Gjeneral Sander Lleshi është një nga intelektualet elitë të vendit. (Do më duhet të sqaroj se mbiemri i tij real është Lleshi, pavaresisht se nuk e di per cfarë arsye i gjithë fisi sot e kesaj dite thirren “Lleshi” e në gjendjen civile e kanë “Lleshaj”)
Gjeneral Lleshi është nder të rrallet oficerë të ushtrisë shqiptare, që e ka fituar graden “Gjeneral” me meritë. Një njohes i shkelqyer i artit ushtarak, historisë e gjeografise se vendit te vet, erudit ne formim, perndryshe i denje per Kryeminister, jo me per minister.
Dy kanë qenë arsyet, të cilat kanë ndikuar në entuziazmin tim per emerimin e Lleshit minister.
Së pari,
Ministria e Brendshme, per shkak të emrit të keq në diktaturë, është njesuar me policinë dhe sherbimin sekret.
Ligjet shqiptare post diktaturë e më shumë ligji per policinë e shtetit (2008, i ndryshuar në vazhdim) e kane distancuar dukshem Ministrine e Brendshme nga policia e shtetit.
Si pasojë, me ligj, Ministria pergjigjet per hartimin e politikave ne fushen e rendit e sigurise publike dhe Drejtoria e Policisë pergjigjet per zbatimin e tyre (e thene kjo ne terma të pergjithshme).
Pra, vija e kuqe, që vendos ligji, është mos-nderhyrja e politikes në punen e Policisë së Shtetit.
Pervoja e Rames me Ministrat e Brendshem ishte katastrofale. Një minister, që behet njesh me krimin e organizuar e një tjeter, që ka vellain të deleguar te tij.
Por, ja ku Rama emeron Gjeneral Lleshin. Dhe shpresa ime kryesore per kete emerim ishte qe Sandri do te institucionalizonte aktivitetin e Ministrise se Brendshme, duke bere ate qe i kerkon ligji, sakte e prere, ashtu si nje Gjeneral ben.
Së dyti,
Arsye lokaliste, sic jam une nje lokalist i pandreqshem. (Vlonjateve e Lurjaneve iu falet pak lokalizem, pasi kane Kryetarin dhe Nenkryetarin e Qeverise se pare shqiptare)
Sander Lleshi ka lindur ne fshatin Merkurth te zones se Selites ne Mirdite. Shtepia ku ka lidur Sandri eshte vetem 10 min larg nga Lura (ne kembe) e Sandri si keshilltar i KM u be shkak para nje viti, qe Rama te vinte ne Lure e te premtonte rrugen.
E shpresa ime ishte, që Sandri minister ishte si te thoje që “rruga u be”.
Megjithate, le ta leme rrugen e Lures e te kthehemi ne punen e Ministrit te Brendshem, ate qe kerkon ligji.
Cfare pune ka bere Ministri Lleshi në institucionalizimin e aktivitetit te Ministrise që drejton?
Si ka ndryshuar imazhi i Ministrise se Brendshme krahasimisht me kohen kur kjo ministri drejtohej nga “padrino” te krimit te organizuar, ani se ministri aktual nuk ka asnje lidhje me krimin?
Pergjigja është shumë e hidhur: Asgjë!
Përkundrazi,
Ministria e Brendshme ka thelluar perceptimin ne publik, qe eshte ajo qe i komandon policet, eshte ajo qe i ben planet operacionale, eshte ajo qe i paguan policet, eshte ajo qe i dekoron policet, eshte ajo qe i merr, apo i heq nga puna policet.
Po Ministri i Brendshem cfarë ka berë?
Emerimi i Gjeneral Lleshit perkoi me fillimin e protestave te studenteve e ne vazhdim te opozites.
Gjeneral Lleshi, si studiues i Skenderbeut, qe per hir te se vertetes eshte nje veper e shkelqyer e tij, beri strategjine e qeverise kunder protestave. Vete, si organizator i mbrojtjes se godinave qeveritare, ne krye te 2 mije policeve, ndersa shefi i tij duke u strehuar ne zonat perrreth.
A nuk ngjan tamam si strategjia mbrojtese e Vrana Kontit dhe Skenderbeut? Ndaj nuk thone kot qe historia perseritet ne variantin komik te vet…
Armatimi kryesor, qe eshte perdore kunder protestuesve – “pushtues” eshte gazi lotsjelles. Eshte lenda moderne, qe zevendeson ziftin dhe rreshiren e pishes, qe Vrana Konti perdorte kunder turqve ne bedenat e Kalase se Krujes.
Saktë Gjeneral, bravo!
Vecse ka një gabim të madh këtu.
Ai nuk është Skenderbeu. Ashtu thotë një zonjë me pamje të hijshme e me mendje e sjellje të pahijshme, një analfabete funksionale e shembullit të kooperativisteve, që ia kalon Gjela Bibës kushedi sa herë.
Ai nuk është Skenderbeu. Ai është kryeministri më i paaftë, që qeveria shqiptare ka patur ndonjeherë, i marrë peng nga krimi i organizuar e që sillet nëper Shqipëri si ato estradat amatore në kohën e komunizmit. Thjesht një karagjoz (më së fundmi e pranoi edhe vetë), që mbahet në kolltuk me justifikimin se gomari-rival i tij Basha i ka veshet më të gjatë.
Ndaj, per keto e per shume te tjera, që Gjeneral Lleshi i di patjeter më mirë se une, ky i fundit nuk duhet të ishte bërë e të vazhdojë të jetë aktor i një estrade amatore, pasi qeverisja e vendit nuk është gallatë e as qeveria nuk është kënd lojrash.
Të studiosh Skenderbeun e ta perserisesh atë në versionin “gallatë”, nuk është vetem paaftësi…
P.S. Në fund dy fjalë per Gjeneralin. Haxhi Lleshi, të paret e të cilit iken nga fisi juaj e u zhvendosen në Diber, nuk u bë kaq shumë vegel në duart e Hoxhes… dhe ai e kishte shumë më të vështirë. Ndaj, largoju Ramës pa u bërë gaz, pasi gjithsesi nuk do ta durosh dot deri në fund dhe do të të pushojë si prof. Shkëlqim Canin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



