E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Kosova  merr  1 pikë nga transferta e ‘nxehtë’ e Malit të Zi
Sport

VIDEO/ Kosova merr 1 pikë nga transferta e ‘nxehtë’ e Malit të Zi

U luajt në Podgoricë ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Ky takim, i cili u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që i ka dhënë UEFA Malit të Zi, u mbyll në barazim 1-1.

Rashica kaloi në avantazh “Dardanët” në minutën e 25-të, ndërsa për vendësit barazoi Mugosa në të 69’.

Kosovarët humbën disa raste të pastra, teksa kishin shansin të dilnin me tri pikë nga kjo transfertë, ku morën vetëm 1.

Kësisoj, skuadra e Bernard Challandes, pas dy ndeshjeve të para në grup ka 2 pikë, dhe për koiçidencë 2 barazime nga 1-1 me Bullgarinë në shtëpi dhe me Malin e Zi në transfertë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.