Live/ Përplasja tek Parlamenti, Gazmend Bardhi thirrje protestuesve
21:12 –Protestuesit e opozitës janë larguar nga sheshi përpara ndërtesës së Parlamentit pasi ndaj tyre u hodh gaz lotsjellës si dhe ujë.
Një pjesë e konsiderueshme protestuesish janë vendosur nga pjesa e unazës përballë xhamisë së Namazgjasë.
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u ka bëtë thirrje protestuesve që të kalojnë tek selia e Partisë Demokratike. Një pjesë e protestuesve kërkojnë që të vazhdojë qëndresa.
20:47-Mbështetës të shumtë të opozitës janë mbledhur përpara selisë së Parlamentit, ku edhe ka nisur hedhja e tymueseve me ngjyrë si dhe kapsollave.
Pjesa e oborrit përpara Parlamentit është mbushur me sasi të madhe tymi. Ndërkohë, policia ka hedhur gaz lotsjellës në distancë të afërt me protestuesve.


20:40- Pas rreth 1 orë e 30 minuta, protestuesit e shumtë të opozitës kanë nisur të zhvendosen nga Kryeministria në drejtim të ndërtesës së Parlamentit.

Basha mbajti një fjalë të gjatë përpara selisë së qeverisë, ndërsa kërkoi nga protestuesit që të mos përfshihen në akte dhune.
Ashtu sikurse në protestat e shkuara, edhe mbrëmjen e sotme janë ndezur dritat e mijëra celularëve, duke krijuar një “lumë” dritash.
Protesta deri më tani ka qenë paqësore, duke mos regjistruar asnjë incident.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



