E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama sot është praktikisht i vdekur politikisht,zgjidhja  pakti kombëtar
OP-ED

Rama sot është praktikisht i vdekur politikisht,zgjidhja pakti kombëtar

Unë shoh vetëm një rrugë zgjidhjeje dhe ajo kalon nēpërmjet një pakti kombëtar. Pa hile dhe pa truqe politikash sharlatanësh.

1) Zgjedhje të parakohshme në pranverën që vjen, mars-prill.

2) Në këto 9 muaj përgatitet drafti për një reformë të thellë kushtetuese që përfshin:
-Ndryshim i sistemit zgjedhor dhe miratimi i një sistemi proporcional kombëtar me lista të hapura.
-Ndryshim i ligjit për partitë politike dhe zgjedhja e kandidatëve me votim nga antarësia.
-Përcaktimi në kushtetutë i konceptit të qeverisë tranzitore 3 muaj para çdo zgjedhjeve të përgjithshme deri në formimin e qeverisë politike pas zgjedhjeve.
-Vendosja e numërimit elektronik dhe testimi paraprak i sistemit, me qëllim qënien plotësisht funksional në zgjedhje.

3. Zgjedhjet lokale të shtyhen për në vjeshtë.

Rama sot është praktikisht i vdekur politikisht. Ai s’mund të bëjë më asgjë për veten e vet, pasi thjesht ka vdekur. Zgjedhjet e 30 Qershorit edhe sikur të mbahen, edhe sikur asgjë mos ndodhë, edhe sikur të vendosë t’i marrë të 61 Bashkitë, do të jenë thjesht katalizator i shpërbërjes së forcës së tij politike..sepse ai vetë ka vdekur tashmë. Në fund do mbetet vetëm me Taulantin, Elisën, Ulësiun, 61 bashkiakët dhe policinë, bash si Hitleri në 9 Maj tek bunkeri i vet.

I vetmi shanc që ka që të shpëtojë, jo veten, por forcën e tij politike, është të bëhet pjesë e një pakti të madh që synon reformimin e thellë të gjithë sistemit. Në të kundërt, në zgjedhjet e rradhës, ajo parti do të shkojë më keq se PASOK në Greqi.

Nga krahu tjetër, nëse opozita, në momentin që nuk mbështet një reformë të gjerë kushtetuese, që prek ligjin elektoral, ligjin për partitë politike dhe ligjin për referendumet, por mbështet vetëm pjesën e qeverisë tranzitore para zgjedhjeve, atëherë sapo ka ndezur receptorët e gjithë shoqërisë – një kastë tiranësh të rinj po duan thjesht të zënë vendin e tiranëve të vjetër.

Dhe njerëzit në votimet e rradhës, falë efektit të fenomenit Rilindje, do të jenë të pamëshirshëm me mashtruesit!

Njerëzit duan të jenë pjesëmarrës në vendimet që merren për ta. Duan të zgjedhin vetë ata. Duan rregulla loje të ndershme.

Në thelb duan demokraci prej vërteti.

Dhe në këtë pikë, me kaq shumë eksperiencë që ka mbledhur ky popull nga mashtruesit, mjerë ai që tenton t’i mashtrojë dhe një herë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.