E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ja zonat ku PD do të protestojë kundër zgjedhjeve moniste (Foto)
Politikë

Ja zonat ku PD do të protestojë kundër zgjedhjeve moniste (Foto)

Partia Demokratike, ka paralajmëruar disa protesta ditën e nesërme kundër votime moniste që do të mbajë Edi Rama dhe Rilindasit.

Në shkresën e firmosur nga Ervin Minarolli, kryetar i degës së PD në Tiranë, rezulton se PD ka njoftuar Policinë.

Protesta e PD në Tiranë është fokusuar në pesë shkolla, aty ku janë disa qendra votimi dhe në to do të marrin pjesë rreth 1000 persona. Kështu, zonat e nxehta ku pritet të protestojë PD janë KZAZ pranë shkollave “Avni Rustemi”, Qemal Stafa”, “Konferenca e Pezës”, Kristoforidhi” dhe “Dora Distria”.

Ditën e nesërme Shqipëria i drejtohet zgjedhjeve lokale, ku pjesëmarrëse është vetëm mazhoranca. PD dhe LSI kanë djegur mandatet dhe janë jashtë zgjedhjeve, ndërkohë që ngërçi është shtuar pas dy dekreteve të presidentit Ilir Meta, atë për anulimin e zgjedhjeve dhe atë për një datë të re që është 13 tetori, të dyja këto dekrete të quajtur nul nga PS. /RealStory.

p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.