E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
OSBE analizë projektligjit: Pezullimi i botimeve në internet masë ekstreme e shtetit kundrejt së lirisë së shprehjes
Sot

OSBE analizë projektligjit: Pezullimi i botimeve në internet masë ekstreme e shtetit kundrejt së lirisë së shprehjes

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, publikoi sot një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Në shqyrtimin ligjorë të OSBE thuhet se AMA nuk duhet të bllokojë përmbajtjet e publikuara dhe se bllokimi apo kufizimi i aksesit në internet zbatohet vetëm në tre raste:  pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare.   

 

media-shqiptare-701x353-701x353

Në raport theksohet se bllokimi i, apo pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe se një masë e tillë pranohet vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

“Përfaqësuesi kujtoi se bllokimi ose pezullimi i botimeve në internet konsiderohet një masë ekstreme e shtetit kundrejt të drejtës së lirisë së shprehjes dhe për këtë arsye pranohet nga standardet ndërkombëtare vetëm në rastet e shkeljeve shumë serioze të të drejtave të tjera të njeriut ose parimeve demokratike, ose kur masa të tjera nuk mund të zbatohen.

Përfaqësuesi vuri në dukje se kompetencat e AMA lidhur me “bllokimin e përkohshëm / kufizimin e aksesit në internet” mund të zbatohen vetëm në tre rastet e qarta të përcaktuara në ligj: pornografia e fëmijëve; inkurajimin e akteve terroriste; dhe shkeljet e sigurisë kombëtare dhe kur masat e tilla konsiderohen si të nevojshme dhe proporcionale, duke marrë parasysh ekzistencën e një rreziku të afërt.

Përfaqësuesi gjithashtu tregoi se “duhet të krijohet një mekanizëm i duhur i apelimit dhe rishikimit përpara gjyqësorit si mbrojtje për botuesit dhe qytetarët. Në rrethana të tjera, masat e tilla duhet të trajtohen nga sistemi i drejtësisë penale. Kompetencat e AMA nuk duhet të shtrihen në trajtimin e çështjeve të tilla si shpifja “.

Për më tepër, shqyrtimi ligjor rekomandon sqarimin e të gjithë procesit të vendimmarrjes së AMA-së me Autoritetet Kombëtare për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, NAECES dhe Organin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike, APEC”, shkruhet mes të tjerash në raport.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.