E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
40 koncesionet e zeza  të 22 viteve, që kanë zhvatur 7.2 miliardë euro
Sot

40 koncesionet e zeza të 22 viteve, që kanë zhvatur 7.2 miliardë euro

Politikanët e Shqipërisë, prej 28 vitesh kanë patur e kanë akoma në dorë, firma e vula për të shitur, dhënë koncesione, dhuruar e zhdukur pasuri, shërbime publike, burime pasurore natyrore e financa publike; por nuk kanë më fuqi, të mbrojnë me pandëshkueshmëri; krimet ekonomike, që kanë bërë veç e vec dhe së bashku.

Prej frikës së ndëshkimit, të bashkuar në planin për të kapur pushtetin e drejtësisë së re; Rama, Meta, Berisha, Basha, Kryemadhi e Nano prapa “kuintave” duke dirigjuar rolet; po bëjnë sikur “pengojnë e sabotojnë” njëri-tjetrin; por SHBA e ka kuptuar prej kohësh këtë skenar, ndaj dhe ka vendosur të jetë vetë “mendja” e SPAK-BKH.

Këto dy institucione, të bllokuara qëllimisht prej 2 vitesh; kanë nisur zhbllokimin dhe me ultimatum të SHBA, duhet të krijohen e nisin punë, brenda muajit tetor 2019; duke “inaguruar” drejtësinë e re, me dosjet e vjedhjeve ekonomike-financiare të 2 dekadave të fundit, të cilësuara e provuara, si “pazare krimi”.

Megjithëse të maskuara me “amabalazh ligjor e interes ekonomik kombëtar”; krimet janë zbuluar në 40 koncesionet e para, dhënë në 22 vitet e fundit; me pasojë vjedhjen e 7.2 miliardë euro dhe uzurpimin e 45% të pasurive shqiptare; nga të cilat, 10% koncesione me vlerë 580 milionë euro janë në shëndetësi, dhënë në vitet 2014-2018.

BKH e SPAK, do ta nis “punën” me këto privatizime; nga shitja 0 (zero) lekë e Bankës Kombëtare në vitin 2000; e deri me afat 45 vjet koncesioni i 13 minierave e fabrikave të bakër-kromit, me vetëm 2% fitim nga shteti.

Këto, nuk janë bërë nga “Alienët”-t, por janë sajuar e firmosur nga Berisha, Nano, Meta, Rama dhe veglat e tyre seksere, Angjeli, Malaj, Majko, Basha, Gjana, Mediu, Peleshi, Ruli, Bode, Naço, Pollo, Haxhinasto, Nishani, Koka, Braçe, Panariti, Kumabro, Ahmetaj, Manastirliu, Imami, Gjiknuri, Beqja, Ballaku, Klosi etj.

Ja 40 koncesionet e 22 viteve, që janë bërë gati për t’u çuar para drejtësisë së re

  1. Kontrata e koncesionit për Kontrollin doganor të cigareve (Vilma Nushi).
  2. Kontrata e koncesionit për shërbimin në sportelet e Hipotekave (Vilma Nushi).
  3. Kontrata e koncesionit për Laboratorët Mjekësorë (Vilma Nushi-Kodian Allabeu).
  4. Kontrata e koncesionit për Hemodializën (Kodian Allajbeu).
  5. Kontrata e koncesionit për Sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale (Kodian Allajbeu).
  6. Kontrata e koncesionit për Urgjencat Mjekësore (Kodian Allajbeu).
  7. Kontrata e koncesionit për Mirëmbajtjen e Pajisjeve Mjekësore.
  8. Kontrata e koncesionit për Parkimin e Automjeteve në QSUT.
  9. Kontrata e koncesionit për CEZ-DIA.
  10. Kontrata e koncesionit për Evadimin e Mbetjeve Spitalore (Vilma Nushi).
  11. Kontrata e koncesionit për Ushqimin dhe Shërbimin e Lavanderisë në Spitale.
  12. Koncesioni 20 vjecar i 300 hektarë plazhe me 5 lekë/m2.
  13. Kontrata e koncesionit të naftës “BANKERS”.
  14. Kontrata e koncesionit për ndërtim HEC-i në Poçem e Kalivaç.
  15. Kontrata e koncesionit për 3 landfillet e plehrave Elbasan, Fier, Tiranë.
  16. Kontrata e koncesionit për Lotarinë Kombëtare.
  17. Kontrata e koncesionit 1 milion/m2 truall për Resortin në Porto-Romano.
  18. Kontrata e koncesionit për Regjistrin Elektronik Mjekësor.
  19. Kontrata e koncesionit për Protezat Ortopedike.
  20. Kontrata për koncesionin e “BUNK-ART 1, 2”.
  21. Kontratat për koncesionin e Pompave të Naftës.
  22. Kontrata koncesionit “San Leon”, kërkim e nafte në Detin e Durrësit
  23. Kontrata e koncesionit për Stadiumin e ri të Tiranës.
  24. Kontrata e koncesionit për Radiolokacionin (vëzhgimin ajror ushtarak”.
  25. Kontrata e koncesionit për transportin Ajror Ndërkombëtar.
  26. Kontrata e koncesionit për të dhënat elektronike të bizneseve.
  27. Kontrata e koncesionit për Pullat fiskale.
  28. Kontrata e koncesionit për ngjyrosjen e karburanteve.
  29. Kontrata e koncesionit për Prodhim Pasaporta-Karta biometrike.
  30. Kontrata e koncesionit për Kolaudimin e Automjeteve.
  31. Kontrata e koncesionit për riparimin e automjeteve qeveritare
  32. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierave të bakrit.
  33. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e minierës së kromit në Bulqizë.
  34. Kontrata e koncesionit për import-përpunimin e Skrapit-Durrës.
  35. Kontrata e koncesionit për 4 HEC-et e blera prej “KURUM”.
  36. Kontrata e koncesionit për ish-kombinatin metalurgjik “KURUM”.
  37. Kontrata e koncesionit për shitjen e “ALBTELEKOM”.
  38. Kontrata e koncesionit për impulset telefonike të zonave rurale “HERMES”.
  39. Kontrata e koncesionit për shfrytëzimin e naftës nga “Petrolifera”.
  40. Kontrata e koncesionit për shërbimin SICPA (Lufta ndaj evazionit fiskal).

Ndoshta SHBA-të, do kërkojnë nga BKH e SPAK, që në listën e hetimit, të futen edhe koncesione-privatizimet; që Rama, Balluku, Veliaj, Denaj, Klosi e Ahmetaj, kanë bërë gati të japin deri në fund të muajit tetor 2019, pa hyrë në fuqi ligji i shtyrë për bllokimin e PPP-ve.Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.