Pas rastit “Valdrin Pjetri”, Rama verifikim për çdo politikan e punonjës shteti që ka firmosur…
Ky paralajmërim është bërë këtë të premte, 16 gusht, një ditë pasi Pjetri dha dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut të Shkodrës, që e fitoi më 30 qershor, sepse PD nxori dokumentet e shtetit italian, që tregonin se Pjetri ishte dënuar e dëbuar para disa vitesh në Firence.
“Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.
Jo vetëm kaq, po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur. Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal. Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive:, shkruan Rama në Twitter.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



