E ndihmuan kur kishte uri, Ronaldo tani kërkon punëtoret e McDonaldosit për t’ju dhënë diçka!
Cristiano Ronaldo dëshiron të gjejë disa punëtorë të McDonalds – të cilët e ndihmuan atë kur ai ishte fëmijë.
Ronaldo zbuloi se ai kërkonte bukë në Madeira, për shkak të urisë që kishte dhe ai shpresonte të gjejë njerëzit që e kanë ndihmuar në atë kohë.
“Ne ishim pak të uritur. Kemi McDonald-in pranë stadiumit, ne trokitëm në derë dhe e pyetëm nëse kishin ndonjë hamburgerë,” tha ai në ITV.
“Gjithmonë ishte Edna dhe dy vajza të tjera. Unë kurrë nuk i kam parë ato vajza më”.
Restoranti McDonalds tani është i mbyllur, por Ronaldo dëshiron ta gjejë Ednan, në mënyrë që të mund t’i “kthejë diçka” pas gjestit të saj ndaj tij.
“Kam pyetur njerëz në Portugali, ata mbyllën McDonalds, por nëse kjo intervistë mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, unë do të isha i lumtur,” shtoi ai.
“Unë dua t’i ftoj ata në Torino ose Lisbonë që të vijnë në darkë me mua, sepse dua t’u jap diçka”, përfundoi ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



