Ambasada amerikane : Do ketë lajme të këqija për zyrtarët e korruptuar …
Sa bukur, sa inkurajuese, sa iluminuese do ishte të thuhej, dhe jo të nënkutohej: Do kemi lajme të mira për njerëzit e ndershëm, të pakorruptuar … Për ata që i del bytha skiç dhe i që i ka rënë në ujë, që nuk po kanë mundësi të ëndërrojnë.
Gjithnjë në qendër të vëmendjes të këqinjtë, në qendër të fjalëve, të buxhetit, të kredive, të PPP-ve. Thuajse asnjëherë nuk flitet për të mirët.
E pra, unë besoj se shumica e shqiptarëve janë njerëz të mirë. Të pushtuar nga pak njerëz të këqinj, pjesën më të madhe të të cilëve e gjen nëpër pritjet zyrtare të ambasadave – zyrtarë të korruptuar dhe oligarkë. Sepse po të ishin shumica e shqiptarëve të këqinj, do e kishim shfarosur me kohë njëri tjetrin, besoj unë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



