E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
REALITETI DHE FASADA E DROGES
OP-ED

REALITETI DHE FASADA E DROGES

Dritan Kaba


Bënë mbledhje, “operacione” sekrete.

Morën pjesë 1 mijë e kusur policë, me mijëra litra naftë. U lodhën operatoret duke xhiruar. Si përfundim, kapen 900 kile të thatë dhe të njomë gjithsej. Sa për lezet.

Në një dorë u kapen, në Itali, 2300 kile, i tharë, i rregulluar për bukuri, nga ai cilësori. Helbete mall eksporti.

2300 kile, janë gati dy hektarë i mbjellë. Magazina me sipërfaqe të mëdha për ta tharë. Dhjetëra punëtorë për ta mbjellë, ujitur, korrur dhe paketuar.

Duhen nja dy kamionë dhe skafe për ta transportuar. Gjëkundi asnjë gjurmë. Mbrëmë nuk kishte aksion. Ai sapo ishte mbyllur me sukses të plotë.

Megjithëse duhen muaj për tu bërë gati gjithë kjo sasi. Por “aksionin,” ama e bëmë.

Ky “aksion” është farsa dhe fasada.

Ai nuk ishte gjë tjetër veç një film me ngjyra. Regjisori dhe skenaristi dihen. Aktori kryesor Hakiu dhe mijëra figurantë.

Nuk mund të kapen ortakët që blenë votat, kërcënuan zgjedhësit për të marrë timonin dhe tepsinë. Ata janë pjesë e qeverisjes.

Ata janë + (plusi).

 

 

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.