E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bashkia e Tiranës / Një shtëpi ose pagesën e qirasë për Melissën, Arlindin dhe prindërit e Fildesit.
Uncategorized

Bashkia e Tiranës / Një shtëpi ose pagesën e qirasë për Melissën, Arlindin dhe prindërit e Fildesit.

Bashkia e Tiranës ndërmerr një sërë iniciativash për familjen e Fildes Hafizit. Një banesë ose pagesa e qirasë, bursa apo edhe transporti publik falas, janë mundësitë që po vlerëson Bashkia e kryeqytetit për familjen Hafizi, pas apelit publik për ndihmë.

Skuadra e Shërbimit Social i është drejtuar banesës së gjyqtares së Shkodrës, e ekzekutuar pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti, për të biseduar me familjarët e saj, me qëllim për të bërë një vlerësim më të detajuar të situatës dhe gjendjes së tyre ekonomike.
Bashkia e kryeqytetit po vlerëson mundësinë e një shtëpie ose pagesën e qirasë për Melissën, Arlindin dhe prindërit e Fildesit.
Gjithashtu bashkia e Tiranës ka menduar ta ndihmojë familjen me mobilimin e shtëpisë, ndërsa për fëmijët e mbetur jetimë do të sigurojë bursë për të vazhduar studimet dhe mundësi transporti falas.
Pas konstatimit të gjendjes ekonomike nga skuadra e Shërbimit Social, Bashkia e Tiranës ka nisur menjëherë nga puna për t’i garantuar familjes strehë dhe fëmijëve mundësi arsimimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.