E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Për  Ramën të jesh njeri i lirë, i ndershëm  është krim, të jesh kriminel është normë
Publik News

Për Ramën të jesh njeri i lirë, i ndershëm është krim, të jesh kriminel është normë

Kjo që duket në foto nuk është aksioni për kapjen e bandës së Elbasanit, as asaj të Shijakut apo Shkodrës. As aksioni për kapjen e dy vëllezërve që vranë puntorin e kondicionerëve. Ky është aksioni kundër qindra familjeve që kërkojnë të drejtën e tyre kushtetuese për tu trajtuar si shtetas normal të kësaj Republike.

Ndërsa bandat që përmendëm më lart tani janë duke pirë kafen e mëngjesit, banorët e Unazës së Re janë duke pirë helmin e gazit lotsjellës që policia derdh ndaj tyre me shumicë.
Fëmijë, gra, pleq..shteti s’bën dallim, kur vjen puna tek i dobëti i helmon të gjithë.

Ndërsa kur vjen puna te bandat shteti është pulë e ulet negocion, me banorët e Unazës tregon dhëmbët, nuk ja ndjen të negociojë.

Ndërsa bandat gdhihen e ngrysen të pashqetësuara, aktivistë e njerëz të lirë, pedagogë si Ervin Goci duhet gdhihen në burg, me motivin e vetëm se ata janë njerëz të lirë.

Ky është Avdjol Dobi, ish administratori i Kompanisë DH Albania e cila fitoi 30 milionë euro tendera te projekti i Unazës së Re me dokumenta të falsifikuara.
Avdjoli është i lirë dhe me siguri po shijon jetën në ndonjë rezort ekzotik.
I lirë është edhe ish drejtori i përgjithshëm i rrugëve i cili i firmosi atij dokumentat e tenderit.
Të lirë janë edhe zyrtarë e tjerë të cilët u përlyen në këtë histori korrupsioni.
Të lirë janë edhe ata që fshihen mbas Avdjolit dhe ish Drejtorëve.
Të lirë dhe të pasur!
Në burg sot janë vetëm banorët e Astirit.
Disa në burg e disa në spital.

E pra ky nuk quhet shtet i së drejtës. Ky nuk quhet fare shtet.

Do të jemi shtet kur të godasim pa mëshirë së pari krimin dhe korrupsionin e jo qytetarin e pambrojtur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.