E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ngërçi në Kushtetuese/ Konstitucionalisti: Fjala e ‘Venecias’ e dobishme!
Sot

Ngërçi në Kushtetuese/ Konstitucionalisti: Fjala e ‘Venecias’ e dobishme!

TIRANE-Konstitucionalisti Sokol Hazizaj deklaroi në një intervistë se opinioni i Komisionit të Venecias është i dobishëm në situatën aktuale të ngërçit Kushtetues edhe pse sipas tij, cdo gjë është e qartë.

“Për shkak të debatit mund të ketë nevojë për konsulencën e Venecias përsa i përket raporteve mes pushteteve dhe pavarësisë së tyre në thelb. Ende nuk është kuptuar. Ndërsa për shkak të thelbit që ngrihen polemikat kush kishte të drejtë, Kushtetuta është shprehur qartë në nenin 125 për renditjen  nga KED, apo më poshtë te 149 pika D, funksioni i KED shkon deri te prezantimi i kandidaturave por ai që zgjedh është Presidenti dhe kjo nuk ka fare nevojë për të ngritur këtë polemikë shterpë.

 

KED është organ administrativ që kualifikon kandidatët nuk ndryshon nga ajo që parashikon Kushtetuta për të drejtën e organit për të zgjedhur. Kjo polemikë nuk më duket se ka nevojë. Venecia në thelb ka dhënë rekomandime edhe kur është krijuar Kushtetuta dhe një nga dimensionet kur është hartuar ka qenë edhe Komisionit. Cdo lloj konsulence do të ishte e dobishme. Por sado të flasë vullneti i munguar në Shqipëri do ta çojë prapë te marrja e mendimit të komisionit të Venecias për atë që ka rekomanduar” tha ai.

Deklarata e  Besnik Muçit që nuk e njeh vendimin? “Dua të sqaroj edhe një polemikë përsëri shterpë. Ligji i ri për rivlerësimin në konstatimet e tij parashikon një fakt; subjekti i rivlerësimit nuk është më si më parë por magjistrat”. Por cfarë do të ndodhë tani? “Do të rigarohet për anëtarë të Kushtetueses dhe ky proces do tre deri në gjashtë muaj. Qytetarët do të lëngojë dhe politika do të gëzojë në mungesë të Kushtetueses” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.