Tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë, viktima e 7-të në afërsi të Lezhës. Meta drejt Durrësit (LIVE)
Ora 09:50/ Presidenti Ilir Meta niset drejt Durresit. Pasi ishte ne Thumane, zonen me te prekur nga termeti i fuqishem, kreu i Shtetit, Ilir Meta eshte nisur drejt Durresit.
Ora 09:40/ Shkon ne 7 numri i viktimave te termetit te fuqishem qe goditi vendin ne oret e para te mengjesit te sotem. Ministria e Mbrojtjes ben me dije zyrtarisht se viktima e 7 e termetit eshte shenuar ne afersi te Lezhes. “Viktima e 7 eshte aksidentuar pasi nga termeti eshte care rruga”- ben me dije MM.
Ora 08:24/ Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar se numri i viktimave si pasoje e termetit të fuqishëm ka shkuar në gjashtë.




Dy trupa pajetë janë njerrë nga rrënojat e Vila Palma në Durrës.
Ministria konfirmoi më herët kater viktima. Një në Kurbin, dy në Thumanë dhe një viktimë tjetër po në Durrës
“Nxirren dy trupa te pajete nga rrenojat te vila Palma ne Durres”, thuhet ne informacionin zyrtar te ministrise se Mbrojtjes.







Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



