FOTO/ Bora zbardh Juglindjen e vendit.
Juglindja e vendit eshte zbardhur nga debora, megjithate, ARRSH raporton se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.
“Në Qarkun Korçë gjatë natës ka pasur reshje🌨 shiu dhe dëbore.
🚧U punua dhe po punohet në: Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.
Puna do të vazhdojë pa ndërprerje gjatë ditës nga Kontraktorët e mirëmbjajtjes nisur edhe nga parashikimet e motit për orët në vijim.
Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, raporton ARRSH.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



