E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Harry humbet betejën me gazetën britanike
Publik News

Harry humbet betejën me gazetën britanike

“Ankesa nuk u pranua,”- thuhet në vendimin e monitoruesit të shtypit në Britani, Independent Press Standards Organization.

Gazeta britanike “Mail” pretendoi se kafshët e egra në fotot e postuara në Instagram nga Harry ishin të droguara dhe të lidhura.

Nipi i Mbretëreshës Elizabeth II publikoi foto të marra nga jeta e egër afrikane në rrjetin social për të shënuar Ditën e Tokës.

Por Mail raportoi prillin e kaluar se fotot nuk kishin zbuluar historinë e plotë.

Tabloidi tha se kafshët ishin droguar dhe se foto e një elefanti në Malawi ishte modifikuar për të mos u treguar një litar rreth këmbëve të tij të pasme.

“Të droguara dhe të lidhura … atë që Harry nuk ju tha për fotot frymëzuese të jetës së egër,”– shkruhet në titullin e artikullit.

Prince Harry tha se lajmi ishte i pasaktë dhe se Mail po mashtronte qëllimisht publikun për të treguar se ai i kishte kapur fotografitë në rrethana të rrezikshme.

Ndërsa shtoi se kafshët po zhvendoseshin si pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.