Elbasanllia fiton makinën në Telebingon Shqiptare. Por e pabesueshmja është diçka tjetër
Fati këtë radhë i ka buzëqeshur Elbasanit. Një shtetase me banim në këtë qytet ka fituar makinën volswagen polo hedhur nga shorteu i Telebingos Shqiptare.
Në fakt, ka qenë një tjetër elbasanllie që i ka bërë “peshqesh” bashkëqytetares së saj. Një javë më parë ajo kishte fituar mbi 8 milion lekë dhe ishte ftuar nga Ardit Gjebrea që ti jepte publikisht çekun. Pas marrjes së çekut, ai e ka ftuar që të tërheqë një biletë dhe mrekullisht bileta ka qëlluar po nga qyteti i Elbasanit.
Gruaja ka kërkuar zarfat dhe në njërin prej tyre ndodhej makina Polo. Ajo është gëzuar pa masë dhe është shprehur se do t’ia dhurojë djalit i cili kishte kohë që i kërkonte që ti blente një makinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


