E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Mungon ngrohja në shkolla, nxënësit: Paguam për të blerë ngrohëse
Publik News

Tiranë/ Mungon ngrohja në shkolla, nxënësit: Paguam për të blerë ngrohëse

Ditët e ftohta të dimrit kanë sjellë dhe probleme për shkollat në të gjithë vendin. Prindërit shprehen se detyrohen që t’i veshin fëmijët trashë që të mos ftohen.

Në kryeqytet nxënësit e shkollave “Barjam Curri”, “Emin Duraku”,”Gjon Buzuku” ankohen se kanë të ftohtë në klasë.

Temperaturat e ulëta kanë bërë që disa shkolla të vendit të hasin probleme me ngrohjen. Pavarësisht temperaturave duket se ky problem nuk ka marrë asnjë zgjidhje.

Për të përballuar të ftohtin nxënësit thonë se janë detyruar të mbledhin një shumë prej 500 lekësh të reja për të blerë rezistencë për ngrohje.

Por sipas tyre problem mbetet edhe mungesa herë pas here e energjisë elektrike.

“E kemi blerë vetë. Kemi vënë nga 5 mijë lekë, por ikin dritat.”

Në shkollën “Emin Duraku” nxënësit shprehen se mungesa e ngrohëseve e bën të vështirë zhvillimin normal të një procesi mësimor .

“Nuk ka ngrohje. Na ngrin dora, nuk shkruajmë dot”

Nxënës te tjerë të kësaj shkolle thonë se sistemi i ngrohjes është, por nuk ndizet që në mëngjes.

“Ndonjëherë nuk ndizen fare”

Probleme me sistemin e ngrohjes ka dhe në shkollën “Gjon Buzuku”,   prindërit thonë se fëmijët e tyre ankohen se kanë të ftohtë dhe i detyron ata që të vishen trashë.

“Nuk ka ngrohje. Kaldajat nuk funksionojnë”

Edhe pse bashkia e Tiranës ka deklaruar se në të gjitha shkollat është instaluar sistemi i ngrohjes, duket se temperaturat e ulëta në këtë fillim viti flasin për të kundërtën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.