E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi i Soreca me kreun e SPAK, reagon ambasadorja amerikane. Ja mesazhi që ka
Publik News

Takimi i Soreca me kreun e SPAK, reagon ambasadorja amerikane. Ja mesazhi që ka

“SHBA mbështet me forcë sundimin e ligjit në Shqipëri. SPAK duhet të ketë sukses!”, shkruan ambasadorja, postimi i të cilës është shpërndarë më pas edhe nga ambasada amerikane në rrjetet sociale.

Ndërkohë që sot ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kreun e SPAK, Arben Krajën.

 

kim ne twitter

Deklarata e ambasadores Kim bëhet pasi ajo ka shpërndarë në profilin e saj takimin që Soreca ka pasur sot me kreun e SPAK.

Vetë ambasadori i BE Soreca në postimin e tij pas takimit me Krajën shkruan:

“Takim shumë produktiv sot me Kryetarin e SPAK Z. Arben Kraja. Ne diskutuam sfidat e SPAK si institucion i ri. Diskutuam gjithashtu për rishpërndarjen e kompetencave me Prokurorinë e Përgjithshme dhe drejtoritë lokale, dhe zbatimin e ligjit të ri për masat parandaluese”.

kim per sorecen

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.