E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vuçiç flet pas takimit me Kurtin: I mbrojta fuqishëm interesat e Serbisë në bisedë me të
Publik News

Vuçiç flet pas takimit me Kurtin: I mbrojta fuqishëm interesat e Serbisë në bisedë me të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u tha sot gazetarëve se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Mynih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mbrojtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme.

auto_alexis21581707592

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Mediat serbe raportojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, janë përplasur gjatë mbajtjes së panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që aktualisht po mbahet në Munih.

Thuhet se Vuçiq i ka thënë Kurtit se ky i fundit nuk mund ta fyejë Serbinë, pasi Kurti kishte kritikuar çështjen e ‘mini-shengenin’ dhe kishte përmendur masën reciproke të Kosovës ndaj Serbisë.

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë, ju nuk përfaqësoni shtet,” i tha Presidenti Aleksandar Vuçiç kryeministrit të Kosovës Albin Kurti

Kurti kritikoi “mini-Shengenin” në një panel të Mynihut dhe tha se “Serbia duhet të çlirohet nga Kosova”.

Sipas gazetës Kurir, duke iu referuar burimeve pa emër, Kurti tha se Prishtina do të përdorë masa reciproke ndaj Serbisë, për të cilat presidenti serb u përgjigj:

“Ju nuk mund të fyeni Serbinë”

Duke folur me Kurtin, Vuçiç shtoi:

“Ju nuk e përfaqësoni shtetin. Gjysma e botës, një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara nuk ju ka njohur. Nëse vazhdoni të fyeni, është në rregull. Ne do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, ju nuk do të na provokoni. Duke devijuar përpjekjet tona në lidhje me mini Schengen … Unë nuk ju kuptoj “, ka thënë presidenti serb, siç citohet nga gazeta

“Ai thotë që ju duhet të formoni Unionin e Komunave Serbe. Ky ishte detyrimi juaj i vetëm dhe nuk keni bërë asgjë,” tha Vuçiq.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.