E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I ndërpreu fjalën, truprojat e Ramës nxjerrin përdhunshëm jashtë studentin
Publik News

I ndërpreu fjalën, truprojat e Ramës nxjerrin përdhunshëm jashtë studentin

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është hasur me një situatë jo të këndshme kur një i ri i ka ngritur zërin.

Si fillimin kryeministri e ka marrë me sportivitet këtë situatë, pasi me batutë ia ka kthyer studentëve që ai ishte individi i parë ku ata mund të ushtronin profesionin.

“Diplomën e duan si bileta për arratisje….”, u dëgjua një zë nga salla, ndërsa apeli i tij u shoqërua me thirrjet në kor “Rama ik” dhe duartrokitje, që e nervozuan dhe sikletosën jo pak kryeministrin.

“Është një individ në shërbimin tuaj që të filloni të ushtroni profesionin. Merreni, jepini recetën e duhur. Në kohën e kaq shumë barnave të rimbursueshme i merr falas dhe nesër do të jetë më mirë”, tha ai pasi dëgjoi studentin.

Menjëherë pas debatit në distancë mes studentit dhe Ramës, forcat e sigurisë së Kryeministrit kanë bërë menjëherë shoqërimin jashtë Pallatit të Kongreseve, studentin që guxoi të ndërhynte gjatë fjalës së Edi Ramës.

Momenti kur studenti nxirret jashtë nga truprojat e Ramës:

Momenti i incidentit, që në një pjesë të tij është censuruar nga regjia qëndrore e kryeministrit:

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.