Nga Funari në Kërrabë/ Lirije Hoxha, mësuesja që udhëton çdo ditë nga 4 orë me gomar për të shkuar në shkollë
Lirije Hoxha është mësuese në fshatin Kërrabë të Vogël. Ajo udhëton çdo ditë me gomar mes maleve për 4 orë nga Funari për në Kërrabë për të mbërritur në shkollë në orën 8.
Ajo e adhuron profesionin e saj edhe pse për shkak të vështirësive, rruga që përshkon i rrezikon jetën. “Çdo ditë bëj 9 orë rrugë nëse i bie nga Mollagjeçi në këmbë. Ndërsa nëse i bie këndej nga malet e bëj për 8 orë vajtje ardhje. Një vesë shiu të bjerë rrëshqasin ´gurët dhe mund të më vrasin. E vetmja forcë që më japin janë nxënësit që më presin çdo ditë dhe dëshira ime e madhe është që të sjell diçka të re në mësimdhënies se po shoh që po shkatërrohet”, shprehet ajo.
Nxënësit e adhurojnë mësuesen e tyre që vjen edhe në kohë me borë. Dëshira e saj është që ta japë në maksimum këtë kontribut në një zonë më të afërt. Ajo dëshiron që asnjë fëmijë të mos mbetet analfabet në zonë. Infoelbasani.al
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


