E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bino: 28-vjeçari me koronavirus është ‘pacienti zero’ për Shqipërinë
Publik News

Bino: 28-vjeçari me koronavirus është ‘pacienti zero’ për Shqipërinë

Silva Bino, drejtorja e ISHP tha sot se 28-vjeçari i ardhur nga Fierence e Italisë dhe që u shtrua tek Infektivi në Tiranë me koronavirus, është ”pacienti zero” për Shqipërinë.

“Rasti është pacienti zero, – theksoi Bino. –  Kontakti më i ngushtë i tij është i infektuar”, duke iu referuar babait të 28-vjeçarit.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në kuadër të masave të marra për koronavirusin, ka njoftuar se do të ketë ndalim të ndërhyrjeve kirurgjikale të planifikuara.

Në një deklaratë për mediat, ajo ka siguruar qytetarët se personeli është i mirëkontrolluar  dhe duhet të kenë besim tek mjekët dhe infermierët.

‘Dua të sigurojë qytetarët që personeli është i mirëkontrolluar, ndaj dua t’ju them që duhet  të kemi besim tek infermierët dhe mjekët tanë. Kemi nxjerr këtu një urdhër të ri, ku do të kufizohen dhe ndalohen ndërhyrjet kirurgjikale të planifikuara, përveç atyre ndërhyrjeve me patologji malinje dhe raste të urgjencës. Të gjitha këto që merren janë në varësi të kujdesit të qytetarëve. Gjithashtu një vendim tjetër është se shtetasit që vijnë nga zonat e kuqe do të vetëkaratinohen’, tha Manastirliu.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.