Provojeni njehere ta doni kete Shqiperine dhe ….
Kreshnik Osmani
A e dini perse shahet Shqiperia dhe perse degjenerohet ky popull publikisht?! A e dini se ata qe e bejne kete nuk jane domosdoshmerisht njerez te keqinj?!
A e dini se po te jesh besnik ndaj ketij vendi, ndaj ketij Atdheu dhe ndaj ketij populli te degjenerojne shtate brezash dhe vdes anonim?! A e dini se po te jesh politikisht korrekt ketu te varrosin ne harrese e neglizhence?
A e dini se lufta e medias sot eshte per klikim? A e dini se keta jane te gatshem te ulin te brendshmet e tyre vetem per pak audience me shume?!
A e dini se te jesh besnik ndaj Shqiperise eshte mallkimi me i madh ne mesin e nje vendi, ne mesin e nje populli ku te gjithe vershojne kush te shitet me lire tek bleresi me i pare?!
A e dini se keni edhe ju pjesen tuaj te fajit ne kete?! A e dini ju cfare kostoje te larte ka, te ndalosh felliqesirat e xhinsit tuaj dhe te racave te huaja qe ju kane hale ne sy te mos ua bejne me hile ju?!
A e keni vene re se ju nuk e vleresoni kurre kete dhe mendoni se njerezit e kane per detyre t’ju mbrojne ju? A e di sa e dhimbshme dhe sa e pergjakshme eshte te konsideroshesh mashtrues e hajdut prej dikujt qe ti po e mbron, por ai nuk e kupton sepse eshte debil?!
Nese nuk me besoni, provojeni njehere ta doni kete vend dhe keni per te pare c’kane per t’ju bere!
(Ilustrimi grafik nga i madhi Avni Delvina)
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



