Basha :I bëj thirrje qeverisë të shtojë testimet
Lulzim Basha ka bërë thirrje për të disatën herë, që numri i testimeve në vendin tonë të shtohet.
Sipas kreut të PD-së, kjo është mënyra më e mirë për të identifikuar të prekurit nga koronavirusi dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
Kreu i selisë blu thekson se çdo vonesë fsheh të vërtetën dhe çdo ditë e humbur kushton jetë.
Postimi i plotë i Bashës
Transparenca dhe informacioni mbi gjendjen reale të infektimeve janë jetike për të ofruar garanci dhe siguri për stafet mjekësore dhe për të gjithë qytetarët.
Testimi është mënyra më e suksesshme që po aplikohet sot për të identifikuar të prekurit nga COVID-19 dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit.
Prandaj sa nuk është vonë i bëj thirrje qeverisë të shtojë urgjentisht numrin e testimeve dhe të bëjë publike gjithë kapacitetet tona laboratorike.
Çdo vonesë jo vetëm fsheh të vërtetën por do të na kushtojë shumë shtrenjtë!
Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë të infektuar, aq më gjatë do të vazhdojë karantina dhe më shumë do të thellohet kriza ekonomike.
Koha për të vepruar është TANI! Çdo ditë e humbur kushton jetë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



