Greqia 11 mln euro për mediat: Asistencë 800 euro për gazetarët dhe mbulim i sigurimeve shoqërore
Qeveria greke ka miratuar një buxhet 11 milionë euro për shërbime informative dhe komunikimi të qytetarëve, në kuadër të mbrojtës së shëndetit, konkretisht në përballimin e parandalimit të COVID-19.
Ky buxhet është shtuar nnë paketën e fundit mbështetëse për gazetarët dhe mediat e vendit.
Sipas aktit normativ, gazetarët e punësuar në median elektronike me mbi 5 punonjës, do të përfshihen në asistencën speciale për të gjithë të punësuarit në biznese me xhiro të ulët, në rastin konkret nga mungesa e reklamave.
Paralelisht, gazetarët që nuk kanë kontratë të plotë pune por ushtrojnë profesionin si free-lancerl, domethënë privatisht, do të përfshihen gjithashtu në këtë asistencë 800 euro, për dy javët e marsit dhe gjithë prillin.
Kjo asistencë nuk taksohet dhe shoqërohet me mbulim të plotë të sigurimeve shoqërore si dhe shtyrje të afateve tatimore e kreditore për 4 muaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



