E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një vaksinë COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit
Publik News

Një vaksinë COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit

Një vaksinë COVID-19 e zhvilluar në Universitetin e Oksfordit do të testohet te njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar nga e enjtja e kësaj jave.

coviddd

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha sot se “po bënte gjithçka në përpjekjen e Britanisë për të zhvilluar vaksinën e parë në botë”.

Qeveria do t’u japë shkencëtarëve një shtesë prej 20 milion paund për të ndihmuar në kërkimet e tyre, tha z. Hancock, dhe një tjetër shumë prej 22.5 milion për një projekt në “Imperial College London”.

Vaksina e Oksfordit, e njohur si ChAdOx1 nCoV-19 do të testohet tek rreth 510 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç në bashkëpunim me Spitalin Universitar Southampton.

Është vaksina e parë e prodhuar nga Britanija që kalon në prova të botës reale dhe mbart me vete shpresë të madhe se do të sigurojë një çelës për të dalë nga bllokimi dhe të parandalojë COVID-19.

Virusi tani ka infektuar më shumë se 125,000 njerëz dhe vrarë 17,339 në Mbretërinë e Bashkuar, e cila po kthehet në një nga vendet më të goditura në botë, citon Mail.

Duke folur në konferencën e përditshme të Qeverisë, Sekretari i Shëndetësisë tha: ‘Në planin afatgjatë mënyra më e mirë për të mposhtur koronavirusin është përmes një vaksine.

Në fund të fundit, kjo është një sëmundje e re. Kjo është shkencë e pasigurt, por unë jam i sigurt se do të bëjnë gjithçka që kemi për të zhvilluar një vaksinë.

Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të një përpjekje globale. Ne kemi dhënë më shumë para se çdo vend tjetër në kërkimin global për një vaksinë dhe, për të gjitha përpjekjet në të gjithë botën, dy nga zhvillimet kryesore të vaksinave po ndodhin këtu në shtëpi në Oxford dhe Imperial [College London]”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.