Presidenti Meta: Kërkesa e opozitës për shtimin e testimeve, tërësisht e drejtë
Presidenti Ilir Meta thekson se nevojiten përpjekje të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit që rrezikojnë vendet e punës.
Sipas tij, kjo situatë e vështirë e një fatkeqësie, duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase.
“Nuk ka patur asgjë anti-kushtetuese në këto ndryshime të miratuara në Kodin Penal, përkundrazi ka patur një boshllëk. Unë besoj që ato dispozita të ndryshuara që janë miratuar me propozim të Presidentit të Republikës janë me standardet më të avancuara europiane, veçanërisht krahasuar me ato daneze.
Jemi në një situatë të vështirë të një fatkeqësie, që duhet përballuar me masa të përgjegjshme dhe efikase, me një balancë midis shëndetit publik dhe mbrojtjes së ekonomisë kombëtare e të qytetarëve shqiptarë. Të bëhën përpjekje më të mëdha për të mbrojtur bizneset dhe punonjësit të tyre që rrezikojnë të humbasin vendet e punës”, tha kreu i shtetit në “TV Tema”.
COVID-19/ Meta: Vlerësoj qëndrimet e opozitës, shtimi i testimeve një kërkesë e drejtë
“Vlerësoj se opozita kanë qenë mjaft aktive gjatë kësaj kohe dhe kanë dhënë mendimet e tyre, madje kanë respektuar kufizimet. Pra asnjëherë nuk i kanë kundërshtuar kufizimet si masë mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve. Kërkesa e tyre për shtimin e testimeve ka qenë një kërkesë tërësisht e drejtë. Sa i përket pretendimeve të tyre për çështjen e tenderave, gjykoj se fjalën për këtë duhet ta thotë drejtësia’, tha më tej kreu i shtetit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



