E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Covid 19 nuk i bën asgjë shumicës absolute të njerëzve! Djemtë ushtarë i fusnin në karantinë …
Publik News

Covid 19 nuk i bën asgjë shumicës absolute të njerëzve! Djemtë ushtarë i fusnin në karantinë …

Kur merrnin djemtë ushtar, i fusnin në karantinë. Kjo periudhë kishte për qëllim që të siguronte uniformitetin e sjelljes të çdo rruli, pavarësisht nga vinte. Ishte si një thyerje, ndarje e pastër, e prerë si me thikë me të shkuarën, familjen, shoqërinë, kulturën e secilit prej rrulave. Ishte si një urdhër për të harruar çdo gjë të mëparshme, që jepej çdo mëngjes nga borizani i repartit. Besoj se kështu funksionon çdo ushtri në botë – si organizmi më totalitar që ekziston. Ndaj dhe ushtria është e ndarë nga shoqëria se mënyra e jetesës së njërës dhe tjetrës janë të ndryshme dhe kanë qëllime të ndryshme.

Nga tregimet e shokëve të mij që shkuan ushtarë mbaj mend se për t’i bërë rrulat të barabartë dhe të bindur fillohet me eliminimin e identitetit individual të secilit; të gjithë rrulat qetheshin tullë, kështuqë nuk dallonin më nga njëri tjetri as nga ngjyra, as nga gjatësia dhe as nga modeli i flokëve – koka e tyre kishte vetëm një ngjyrë, ngjyrë lëkure; po ashtu i vishnin me jeshile, dhe nuk i linin të mbanin çorape, por vetëm pece. Moszbatimi i këtyre “masave” dënohej.

Pastaj i fusnin në një regjim aktiviteti krejt të ndryshëm nga jeta e mëparshme, zgjim herët, me orar, stërvitje, mensë me orar, shoqëruar me orë politike (kur rimerrej puna e sekretarit të rinisë ose të Frontit Demokratik të Lagjes….) e gjitha kjo ndodhte brenda repartit ushtarak – oborr, mensë, kapanon. Moszbatimi i kësaj jete dënohej.

Rezultati ishte që në fund të karantinës, rrulat nuk mbanin mend më emrin e nënës e të babës, por vetëm të oficerit dhe të Nënës Parti. Rrulat identifikoheshin tashme me repartin ku bënin ushtrinë. Bindja ndaj rregullave të shkruara dhe atyre që ishin fantazi e oficerit ishte absolute, ndryshe dënoheshe. Rrulat, tashmë ishin gati të bënin çdo gjë që u kërkohej për pak më shumë ushqim, për pak liridalje, për pak më shumë gjumë, dhe sidomos për ca ditë leje për të shkuar në shtëpi. Kjo e fundit ishte maksimumi dhe shoqërohej me mirënjohjen totale ndaj oficerit që ta jepte lejen, ndjenjë e cila mund të vazhdonte edhe pasi kishe mbaruar ushtrinë.

Kështu, edhe kjo puna e 2 muajve të fundit, mbaj maska, mbaj doreza, përdor disinfektantin, mbyll biznesin, hap biznesin, dil të gjithë në një orë, pastaj merr lejen e daljes tek e-albania, të shtunë e të djelë mos dil fare, mbaj distancën, të shtunën pensionistët, pastaj gratë me fëmijë nën 10 vjeç, 15 vjet burg, ra kurba, u ngrit kurba, erdhi piku, jo akoma ….. shërben për krijimin e një identiteti të ri, të një njeriu të ri – të frikësuar, të varfëruar, të squllur mendërisht dhe fizikisht, të bindur ndaj çdo urdhëri që mund të pjellë fantazia e urdhër-dhënësit. Kjo bëhet bazuar mbi teorinë e paprovuar se kështu po të shpëtohet jeta dhe se kjo është e mira e përgjithshme.

Turmës totalitare të përbashkuar nga frika se mos humb jetën nga Covid -19, dhe nga besimi se po u fshehe poshtë krevatit kjo nuk ndodh, i shkakton bezdi dhe ka tendencën të linçojë këdo që mendon ndryshe – për shembull që: Covid -19 është një sëmundje e vërtetë, që sëmur një numër të caktuar njerëzish, nga e cila vdesin njerëz, dhe që nuk i bën asgjë shumicës absolute të njerëzve, dhe ndaj nuk ka asnjë arsye të strehohesh në shtëpi, gjë nga e cila përkeqësohet shëndeti imunitar i çdonjërit, dhe nuk ka arsye të mbyllet ekonomi, gjë nga e cila varfërohesh, dhe të përkeqësohet shëndeti – sepse të dy këto raste janë provuar e stërprovuar nga jeta e njerëzimit, ndërsa sjellja politike ndaj Covid-19 bazohet në model kompjuterik me të dhëna të diskutueshme. Dhe mbasi ta kanë mbyllur jetën dhe biznesin për dy muaj, të kanë dhënë dy aspra lëmoshe, të thonë se gjëndja e fatkeqësisë natyrore do zgjasë edhe 2 muaj të tjerë, dhe në fund të thonë që Paketa 3 për mbështetjen e biznesit që e mbyllën vetë, ku ishin punësuar njerëz që sot janë të papunë dhe pa burime të ardhurash, tashmë është e panevojshme. Mirë shpirt? Futu në rresht tani!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.