Një biznesmene shqiptare që jeton në Arizona është tashmë modeli i frymëzimit dhe i rebelizmit për shumë pronarë të cilët kundërshtojnë masat e rrepta të covid 19.
Bëhet fjalë për shkodranen Merita Kraja, pronare e restorantit ‘Euro Pizza Cafe’, e cila në kundërshtim me rregullat e vendosura, nuk ka pranuar të heqë karriget jashtë restorantit të saj e e madje ka vendosur të çojë në gjyq policinë.
Sipas saj, karriget ndodhen në një hapësirë publike dhe nuk mund t’i ndalojë njerëzit të ulen.
“Teknikisht është hapësirë publike, ndaj dhe ata mund të bëjnë ç’të duan. Nuk i kontrolloj dot unë ku shkojnë kur dalin nga lokali dhe nuk i ndjek dot nëpër parqe”.
Ajo ka vendosur të nisë një proces gjyqësor kundër policisë për fyerje dhe ngacmime ndërsa ky është rasti i parë i një procesi ligjor që lidhet me masat anti covid.
Ndërkaq, çdo ditë e më shumë, janë shtuar zërat mbështetës për biznesmenen shqiptare dhe kërkohet mos shtyrja e gjendjes së emergjencës. Në të kundërt janë paralajmëruar protesta.
Protesta kundën masave shtrënguese ka patur edhe në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Protestat kundër izolimit nga koronavirusi po bëhen gjithnjë e më të dhunshme.
Protestuesit, disa prej tyre të armatosur, këtë herë nuk u ndalën jashtë Kapitolit, por hynë brenda në të dhe i kërkuan guvernatorit të revokojë kufizimet e vendosura. Disa deputetë mbanin jelekë antiplumb, nga frika se situata mund të përfundonte në konfrontim të armatosur.
Protesta vjen një ditë pas vendimit të gjykatës në Michigan sipas të cilës, udhëzimet e izolimit të miratuara më 24 mars nuk shkelin të drejtat kushtetuese të banorëve.
Para disa ditësh mijëra demonstrues në Wisconsin u mblodhën në kryeqytetin shtetëror, Madison, për të protestuar kundër urdhrave të guvernatorit për qëndrim në shtëpi dhe zgjatjen e masave kufizuese për parandalimin e COVID-19 deri më 26 maj.
Edhe në Denver, ashtu si dhe në disa shtete të tjera prej disa ditësh kanë nisur protesta kundër masave izoluese dhe bllokuese të ndërmarra nga disa guvernatorë të tentativë për të frenuar përhapjen e mëtejshme ta epidemisë nga koronavirusi, shkruan The Sun.







