E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi pas takimit me Bashën: Qeveria ka në tavolinë pesë propozime për Reformën Zgjedhore. Çdo zvarritje…
Politikë

Kryemadhi pas takimit me Bashën: Qeveria ka në tavolinë pesë propozime për Reformën Zgjedhore. Çdo zvarritje…

Ka përfunduar mbledhja e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha me aleatët politikë. Në një prononcim për media, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se tashmë opozita po pret reagimin e qeverisë për pesë propozimet e dërguara për Reformën Zgjedhore.

Kryemadhi tha se tashmë është në dorën e qeverisë nëse do të votohet Reforma Zgjedhore, pasi opozita i ka vënë në tavolinë pesë propozime. Çdo zvarritje e ketij procesi, kryetarja e LSI-se tha se behet me qellim nga PS qe te zgjatet sa me shume qendrimi i Rames ne pushtet.

“Këshilli politik nuk mblidhet tani. E ka mbaruar misionin tij sepse opozita po pret reagimin e palës tjetër. Nesër mblidhet komisioni që do të njihet me pesë propozimet e opozitës. Çdo zvarritje që vjen nga mazhornca nuk është e papritshme për ne. Ata atë duan që ta zvarrisin sa më shumë për të zgjatur më shumë qëndrimin e Ramës në pushtet që të vjedhi.

Edhe kalamajve nuk i shkojmë kaq shumë pas avazit me pesë dëshira. Pesë dëshira i kemi vënë në dispozicion Partisë Socialiste”, tha Kryemadhi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.