Për budallaçkën e Bashkisë *
Në lidhje me një vendim të Këshillit Bashkuak Rilindas, i cili nuk do ekzekutohet KURRË.
Ligji për Vetëqeverisjen Vendore , ka parashikuar 19 kompetenca për Këshillin Bashkiak.
Në asnjë prej 19 kompetencave të sanksionuara në Nenin 54 të Ligjit, nuk parashikohet një vendimarrje e tillë.
Po kështu, Neni 25 i po këtij Ligji, parashikon se qeveritë vendore kujdesen për ruajtjen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
Nga ana tjetër, Ligji për Policinë Bashkiake, parashikon objektin e aktivitetit ku, ndër të tjera në Nenin 8 të tij sanksionohet se: “Policia Bashkiake” mbron dhe kujdeset për pronën e Bashkisë.
Çfarë përfaqëson vendimi i datës 14 Maj (njoftimi ishte se vendimi dhe votimi do merej me datë 15 Maj) i Këshillit Bashkiak?
Përveç se është një dokument zyrtar i fallsifikuar, është në shkelje të plotë të kompetencave të vendimeve që mer Këshilli Bashkiak.
Kujtoj se një vendim të tillë e mer VETËM Këshilli Kombëtar i Territorit.
EDHE, sipas Rregullores së KKT-së, tagrat ligjorë për nxjerrjen e Lejes së Ndërtimit, i ka VETËM ky i fundit.
Nëse i referohemi Ligjit për KKT-në, kur prishet një ndèrtesë ekzistuese dhe mbi kètë do ndërtohet një ndërtesë e RE, Leja e Prishjes, shoqërohet NË ÇDO RAST, me Lejen e Ndërtimit, e cila është eskluzivitet i KKT-së.
Sa më sipër, Kryetari i Bashkisë Tiranë ilegjitim, ka kryer veprat penale të:
1. Fallsifikim dokumentash;
2. Ushtrimi i njè kompetence që nuk e ka me ligj;
3. Shpërdorim detyre.
Shihemi në SPAK.
Ps: Nuk po i lodh mikeshat dhe miqtë me numrat e ligjeve por, do të jenë të detajuar në KALLZIM.
*Për budallaçkën e Bashkisë (citim Neritan Liçaj).
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



