E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Le Iene’ reportazh për shembjen e Teatrit Kombëtar
Publik News

‘Le Iene’ reportazh për shembjen e Teatrit Kombëtar

Shembja e Teatrit Kombëtar në Tiranë ka gjetur hapësirë edhe në mediat ndërkombëtare. Një prej tyre është edhe televizioni i njohur italian, “Italia Uno”, i cili përmes emisionit investigativ “Le Iene” do të transmetojë një reportazh të dedikuar puntatën e nesërme.

“Në Shqipëri që nga sot edhe zyrtarisht ka filluar lufta e pakompromis mes qytetarisë së prirë nga artistët shqiptarë dhe barbarisë, të kryesuar nga Piktori dhe ‘Rilindësit’ e tij.

Dhe asnjëra palë nuk do mund ta fshehë dështimin e vet. Nëse mbi rrënojat e Teatrit Kombëtarë do ndërtohet godina e re e Teatrit Antikombëtar, ajo ngrehinë do jetë përmendore e fitores së barbarisë!

E nëse mbi gërmadhat e Teatrit të deridjeshëm Kombëtar do rindërtohet godina e deridjeshme e tij ashtu siç ishte, kjo do jetë përmendore e fitores së qytetarisë shqiptare.

Pra Tirana e sotme ka dy zgjidhje: o do e rikthejë fytyrën e bukur të saj dhe kujtesën për të shkuarën e lavdishme teatrore, o do bëhet me dy piramidat të tragjedisë dhe turpit të vet – atë të Enverit dhe këtë  të renë të Piktorit!”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.