E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO/ Alarm pranë ambasadës amerikane në Tiranë, gjendet një valixhe
Lajme

FOTO/ Alarm pranë ambasadës amerikane në Tiranë, gjendet një valixhe

Një alarm për një valixhe të dyshimtë pranë Ambasadës së SHBA-së në Tiranë ëhstë dhënë pak minuta më parë.

Kalimtarët dhe policia që ruan ambasadën kanë dhënë alarmin, pasi kanë parë valixhen pranë murit të ambasadës.

Menjëherë është rrethuar zona, ndërsa në vendin e ngjarjes ka shumë forca policie, ndërsa kanë mbërritur dhe forcat xheniere.
Valixhja misterioze pranë Ambasadës amerikane në Tiranë është shpërthyer nga forcat xheniere. Ajo ka rezultuar bosh!

Pasi nga shpërthimi, valixhja thjesht u rrëzua, një xhenier shkoi pranë saj dhe e hapi për të parë se çfarë kishte brenda. Rezultoi që në të nuk kishte asgjë, ç’ka nxiti dhe një lloj sjelljeje nervoze tek xhenjieri që e flaku sërish në tokë.

Ajo ishte vendosur me kujdes pranë murit të ambasadës së SHBA-së në Tiranë.

Ishin rojet që e kanë parë sendin si të dyshimtë dhe menjëherë kanë dhënë alarmin. Forca të shuma policie u angazhuan dhe rrethuan vendin e ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.