Në një komunikim për mediat, Grenell ka thënë se mezi pret rifillimin e bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë.
“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.
Kujtojmë që Avdullah Hoti është votuar ditën e sotme në parlament, me 61 vota pro kryeministri i ri i Kosovës.



