Gent Strazimiri:Ironia e fatit,sot 7 vjet më pas, renditemi të parët si EMIGRANTË!
Deputeti i PD Gent Strazimiri ka kujtuar diten e sotme kur BE dha viston per levizjen pa viza te qytetareve shqiptare. Ironi e fatit! 7 vjet me pare ishim te denjë për të lëvizur lirisht, 7 vjet më pas, renditemi të parët si EMIGRANTË!
Statusi i deputetit:
Ironi e fatit!
Sot 7 vjet më parë, na konsideruan të denjë për të lëvizur lirisht nëpër Evropë, pa viza, si njerëz, sepse dëshmuam që jemi një shoqëri njerëzish, që funksionon sipas standardeve euro-atlantike të lirisë e dinjitetit njerëzor!
Sot, 7 vjet më pas, renditemi të parët si EMIGRANTË!
Të parët në atë që Asambleja Parlamentare e NATO-s e konsideron si sfida kryesore e sigurisë: Emigracioni!
P.S. Ndjesi e përzishme të votosh kokëulur “pro” zgjidhjes së këtij problemi sigurie, kur “problemin” e ke në shtëpi, e shtëpinë ta kanë bërë të pajetueshme…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


