E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rishtarët me ligjërim të vjetër
Publik News

Rishtarët me ligjërim të vjetër

Kjo kohë ka shpalosur dhe ka nxjerrë mbi sipërfaqe shumë rishtarë në politikë. Figura të caktuara,, që synojnë të paraqiten para votuesit shqiptar, si divorci mes së shkuarës dhe së ardhmes. Rishtarët do të sjellin dhe do të përcaktojnë standardin e ri në politikën shqiptare, sipas gojëdhënave.

Që të krijosh një standard, fillimisht duhet të përfaqësosh një standard. Me pak fjalë, standardi je ti.

Krijimi i një standardi fillon që nga ligjërimi politik. Pikënisja e divorcit me të shkuarën duhet të jetë pikërisht ligjërimi politik.

Rishtarët në politikë riprodhojnë dhimbshëm, ligjërimin e vjetër politik. Riprodhimi është aq identik, sa nëse nuk do ta njihje rishtarin do ta ngatërroje lehtë këtë të fundit me një figurë të konsumuar të politikës për 30 vite.

Fjala që përzgjedhim për t’i dhënë zë mendimit, diagnostikon formimin dhe qëllimin tonë.

Diagnoza e rishtarëve, për fat të keq nuk është shpresëdhënëse. Në të mund të ketë gjithçka, veçse frymës perëndimore.

Ta duash divorcin me politikën e vjetër është një gjë. Ta bësh divorcin me politikën e vjetër është një gjë tjetër.

Nisma e divorcit mund të jetë e bukur në hipotezë, por hipotezat që nuk shndërrohen në fakte janë veçse një shkrim tjetër mbi akull.

Rishtarë në politikën e vjetër apo rishtarë politikën e re?! Kjo është dilema.

Post Scriptum- Rishtarët jo detyrimisht përfaqësojnë fillimin e një procesi. Mund të përfaqësojnë denjësisht edhe vazhdimësinë e këtij të fundit.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.