E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pas TikTok, Donald Trump mbyll një tjetër aplikacion kinez, përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën
Publik News

Pas TikTok, Donald Trump mbyll një tjetër aplikacion kinez, përdoret nga miliona njerëz në mbarë botën

Mbyllja e TikTok në SHBA nga presidenti Donald Trump është një nga temat kryesore në mediat ndërkombëtare.

Për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe rrezikut të cënimit të të dhënave private, Trump urdhëroi ndalimin në SHBA të dy aplikacioneve kineze, TikTok dhe WeChat.

Sipas këtij urdhri, kompanitë amerikane ndalohen të bëjnë biznes me kompaninë ByteDance, që ka në zotërim aplikacionin e videove TikTok, si dhe me firmën Tencent, që ka aplikacionin WeChat, i cili përdoret për mesazhe dhe pagesat online.

Urdhrat hyjnë në fuqi Brenda 45 ditëve. Dy kompanitë kanë thënë se nuk i ndajnë të dhënat e përdoruesve me qeverinë kineze. Sipas analistëve, pritet që Kina të kundërpërgjigjet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.