E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pranga për vlonjatin me zbulohet drogë, armë zjarri dhe municion luftarak
Publik News

Pranga për vlonjatin me zbulohet drogë, armë zjarri dhe municion luftarak

Operacioni policor i koduar “Befasia” ka vene ne pranga nje te ri nga Vlora, te cilit iu zbuluan e me pas sekuestruan drogë, armë zjarri dhe municion luftarak.

Policia e Vlores njofton se ka arrestuar shtetasin A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

 

Kontrolli u zhvillua bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative qe kishte per te.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

NJOFTIMI 

Me qellim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.