E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Nje rast flagrant, qe tregon se cfare ndodh tek AKSHI
Lajme

Nje rast flagrant, qe tregon se cfare ndodh tek AKSHI

Denoncimi i PD-se sot per transaksionet mes nje kompanie private dhe nje grupi mediatik ka disa fakte interesante.

Se pari, nje kompani qe nuk ben fare pune private, por faturon vetem nga tenderat e qeverise, paguan 1 miliarde leke reklame per nje vit e gjysme vetem tek nje media. Pyetja e pare qe lind eshte per cfare i duhet nje kompanie qe ka klient vetem shtetin te paguaje 1 miliarde leke reklame? Reklame ben nje kompani qe kerkon treg ose prezanton prdukte te reja, jo nje biznes, i cili i shet vetem qeverise. Pra kjo eshte indicia e pare per transaksione te dyshimta ose perfitues fundore te fshehur.

Se dyti, me pare vete kompania, si reagim ndaj akuzave te PD-se, ka deklaruar se qe nga nentori i vitit te kaluar e deri tani ka fituar vetem 1.5 miliarde leke tendera gjithsej. Kjo do te thote se mbi 65 per qind e totalit te te ardhurave qe ka arketuar kompania kane shkuar per reklame vetem ne nje grup mediatik. Sipas faturave te bera publike nga PD, shifra ishte gati 1 miliarde leke nga shtatori 2019 deri ne Mars 2020.

Tani, se sa shpenzon nje kompani private per reklame eshte pune e saj. Se ku i shpenzon parate eshte prape pune e saj. Se sa tendera fiton, prape eshte merite e saj per sa kohe tenderat jane te ligjshem. Por pyetja qe lind ketu eshte, sa e kane normen e fitimit tenderat e AKSHI-t, qe nje kompani, e cila ben biznes vetem me AKSHI-n, arrin te shpenzoje 70 per qind te faturimeve vjetore per reklame?

Llogaria ketu eshte e thjeshte. Tenderat e AKSHI-t jane nje grope e madhe e felliqur qe tret parate publike, here me procedura sekrete dhe here me procedura formalisht te hapura. Nuk ka shpjegim tjeter. Dhe AKSHI tenderon mbi 100 milione euro ne vit, ndaj kjo gropa duhet mbyllur urgjentisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.