E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vdes nga Covid-19 efektivi i policisë së Tiranës
Publik News

Vdes nga Covid-19 efektivi i policisë së Tiranës

Ilir NergutiNjë lajm i trishtë vjen këtë mbrëmje nga spitali Infektiv.

Bëhet me dije se efektivi Ilir Nerguti, i cili shërbente në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ka ndërruar jetë sot në moshën 50-vjeçare.

Babai i dy fëmijëve ishte i prekur me koronavirus dhe ishte shtruar në spitalin Infektiv prej 3 javësh. Fatkeqësisht, nuk ka mundur ta mposhtë virusin.

Tragjedia në familjen Nerguti është e dyfishtë, pasi 15 ditë më parë po nga COVID-19 ka ndërruar jetë edhe i ati i Ilirit.

Ai ishte shtruar po ashtu në Spitalin Infektiv, ndërsa ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese.

babai.jpg

Dedikimet dhe ngushëllimet prekëse nuk kanë munguar nga familjarët dhe miqtë e tij në rrjete sociale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.