Rrëzimi i dekreteve, reagon Presidenti Meta: Kuvendi nuk reflektoi
Rrëzimi i dekreteve të fundit që Kuvendi i Shqipërisë u beri ligjeve te kthyera mbrapsht nga ana e Presidentit Meta, ka sjellë sot edhe reagimin e kreut të shtetit.
Duke folur në një konferencë për mediat, Meta theksoi se “Kuvendi nuk ka reflektuar për argumentet ligjore” që Presidenca parashtroi në ligjet që nuk u dekretuan dhe “këtë e tregoi në Komisionet Parlamentare”.
“Gjatë kësaj periudhe dua të theksoj se kam kthyer për rishqyrtim ligjin për shtetësinë, për pronat e paluajshtme.
Elementë anti-kushtetuesë, që cënojnë rëndë pasurinë publike, dhe kompetencat e Presidentit. Për fat të keq Kuvendi nuk ka reflektuar, dhe këtë e tregoi në Komisione. Uroj që për ligjin per pronat e paluajtshme të rishikojë nismën sipas arsyeve të rikthimit. Edhe për mediat audivizive sipas dekretit të rikthimit në Kuvend që ishte në përputhje me opinionin e Venecias”- tha ai.
Një apel të fortë dha ai për maxhorancën për ligjin për Mediat Audiovizive, për të cilin kujtoi thirrjen e fortë të bërë një ditë më parë nga Këshilli i Europës, që shtoi presionin për ligjin e medias, duke kërkua të mos miratohet. “Uroj reflektim edhe për këtë, thirrja e djeshme për tu tërhequr nga nisma është këmbanë që duhet dëgjuar mirë, maxhoranca ka detyrimin që të krijoë ambient të barabartë e të lirë, sic ka edhe përgjegësi të madhe për zgjedhjet të lira e të ndershme”- tha ai.
Presidenti Ilir Meta ka reaguar sot për herë të parë për zërat që aluduan se ai do të lërë Presidencën në 26 prill 2021, nëse PD dhe LSI fitojnë zgjedhjet parlamentare.
“Do ishit i gatshëm të linit mandatin për një post të rëndësishëm nëse ish-partia juaj fiton zgjedhjet apo bë koalicion?”, e pyeti gazetarja, ndërsa Meta garantoi se ai do të jetë mbrojtës i Kushtetutës si President deri në 24 korrik 2022, duke hedhur poshtë zërat se do të lërë postin.
“Ju e dini që unë prej kohësh, që për hir të marrëveshjeve që zgjidhin krizën e legjitimiteti, isha i gatshëm të lija dhe postin e presidentit vetëm që të gjendej një zgjidhje. Pa pasur parasysh karrierën time. Unë dua tju siguroj se në të gjitha rastet unë premtimin që kam bërë që ky institucion deri në 24 korrik 2022 do jetë kështjellë e pamposhtu në mbrojtje të Kushtetutës, këtë do ta mbaj në të gjitha mënyrat. Për këtë institucion duhet të jemi të qetë deri në 24 korrik 2022”, tha Meta.
Presidenti Ilir Meta thotë se ende nuk ka marrë një përgjigje nga kryeministri Rama për informacionet në lidhje me çështjen e detit.
Në një konferencë për mediat, Kreu i Shtetit tha se ai zbaton vetëm kushtetutën dhe nuk mban qëndrime të dyfishta.
“Është një çështje mjaft sensitive prej të paktën 12 vitesh. Është një problem i ndjeshëm edhe brenda vendit. Presidenti ka qenë koherent dhe tepër bashkëpunues me qeverinë këtu, me institucionet tona.
Presidenti në mënyrë më bashkëpunues i ka plotësuar detyrimet e tij dhe ka qenë bashkëpunues me qeverinë. Kemi dërguar një kërkesë zyrtare në përmbushjeve të detyrimeve që ka presidenti, ende nuk kemi ndonjë përgjigje. Jemi të duruar. Nga ana e institucionit të presidentit, kanë shkuar edhe informacione të tjerë më parë, të cilat nuk kanë marrë përgjigje. Presidenti nuk luan me një çështje të tillë që ka të bëjë me marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Greqisë.
Qëndrimi i presidentit ka qenë i qartë, respektimi i kushtetutës dhe bashkëpunim me të gjitha institucionet tona. Presidenti nuk mban as qëndrime të dyfishta apo të trefishta. Por kërkon që kjo çështje të zgjidhet sa më parë, jo të minojë këtë marrëdhënieve përmes qëndrimeve jo të sinqerta. Për mua miqësia me Greqinë është mjaft e rëndësishme të mbrohet zhvillohet dhe forcohet”, tha Meta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



