Gazetarja pyet ministren suedeze për ligjin Antishpifje, Rama s’nguron të përgjigjet: Mos ngatërro OSBE me BE
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Ministren e Punëve të Jashtme e Suedisë, Ann Linde.
Teksa kanë zhvilluar edhe konferencën kanë marrë pyetje nga gazetarët.
Ministria Linde është pyetur për situatën e azilkërkuesve në Suedi dhe për ligjin e Antishpifjes.
Gazetarja: Do doja të dija se çfarë statusi kanë azilkërkuesit shqiptarë në Suedi dhe a do të kthen nëse kërkohet nga organet shqiptare?
Gazetar kanë kërkuar leje qëndrimi, por në raportin e djeshme vijonte të kishte për ligjin e medias a mendoni se po i mbyllet goja medias
Ndërsa ministria është shprehur se liria e medias është themelore për një vend demokratik.
Ann Line: Kur bëhet fjalë për azilkërkuesit ka një proces për këtë ne kemi pasue probleme nga disa vende të cilat kanë pasur kërkesa të pabazuara nëse nuk merr azil duhet të riatdhesohesh.
Siç e dini Suedia është në mbrojtje totale. Suedia është mbrojtëse e lirisë së mediave. Qeveria të konsultohet me shoqërinë civile dhe gazetarët. Liria e medias është themelore në për një vend demokratik.
Por kryeministri Edi Rama, nuk e pranoi pyetjen, duke korrigjuar gazetaren e cila në prezantim tha se “raporti i OSBE vuri në dukje ligjin për mediat”, duke i thënë se “si gazetare, mos gabo me një ministër të Jashtëm OSBE-në me Bashkimin Evropian”. Më tej, Rama siguroi: Ligji do të kalojë jo për tu mbyllur gojën gazetarëve, por që të gjithë të flasin dhe ata që janë pre e sulmeve të kenë mundësi të mbrohen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



