Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku është një nga ministret e preferuara të Ramës, për të cilën kryeministri nuk i kursen fjalët e mira.
Ditën e sotme ministrja dhe Rama kanë vizituar nga afër punën në Bypass-in e Vlorës, në të cilin po punohet 24 orë në ditë për të përfunduar sa më shpejt punimet.
Ndërkohë gjatë bisedës me kryetarin e bashkisë së Vlorës Dritan Leli, rama ka zbuluar edhe se si e thërret shkurtimisht ministren Balluku.
“Bela, Bela është ministre që i duhet kohë e mirë por i duhet edhe kohë e keqe. I duhet edhe shiu për energjinë por edhe koha e mirë për infrastrukturën”, dëgjohet të thotë Rama, duek trrguar që ministres i thërret Bela.



