E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump :Koha do ta tregojë se cili administratë do të drejtojë SHBA
Publik News

Trump :Koha do ta tregojë se cili administratë do të drejtojë SHBA

“Asnjë arritje mjekësore e këtij qëllimi nuk është arritur kurrë kaq shpejt” tha Trump.

Në fillim të këtij muaji, gjiganti Pfizer njoftoi rezultatet paraprake të vaksinës, të cilat treguan 90% efektivitet kundër virusit.

Pfizer nuk mori fonde për Operacionin Ëarp Speed ​​për kërkime, por nënshkroi një marrëveshje për shpërndarjen e dozave.

Trump përsëri iu referua COVID-19 si ‘virusi kinez’,  diçka që presidenti e ka thënë vazhdimisht që nga fillimi i pandemisë, pasi virusi u zbulua për herë të parë në Kinë.

“Operacionin Ëarp Speed është e pabarabartë dhe e pakonkurrueshme kudo në botë”, tha ai, ndërsa shtoi: “Ka qenë një përpjekje e pabesueshme.”

Trump tha se do të autorizonte vaksinën për përdorim emergjent.

Kjo është hera e parë që Trump flet në publik që kur Joe Biden u shpall fitues i zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ndonëse ende nuk e ka pranuar humbjen.

 

Ai ka theksuar se administrata e tij nuk do të miratojë një karantinë të dytë, pavarësisht se si mund të vijë situata në të ardhmen.

Sa i përket faktit se cila administratë do të jetë në  drejtim, Trump tha se koha do ta tregojë.

“Kjo administratë nuk do të shkojë në një bllokim të dytë, çfarëdo që të ndodhë në të ardhmen. Kush e di se cila administratë do të jetë, unë mendoj se koha do ta tregojë, por unë mund t’ju them se me këtë administratë ne nuk do të shkojmë në një bllokim”, tha Trump.

Presidenti deri më tani ka refuzuar të pranojë rezultatet e zgjedhjeve që nxjerrin fituees Joe Biden.

Megjithëse përmes deklaratave në rrjetet sociale, Trump ka këmbëngulur se ai do të kontestojë rezultatin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.