E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Duhet ta ndajme politiken nga Policia dhe  Prokuroria.
Sot

Duhet ta ndajme politiken nga Policia dhe Prokuroria.

Klodian Tomorri

Italia eshte shteti qe ka vuajtur ndoshta me shume nga mesymja e krimit ne politike.

Ndonese nuk ekspozohej vete politikisht, per vite te tera sindikata e krimit ne Itali ka patur nen kontroll te plote institucionet e madje edhe politiken, permes politikaneve kukulla.

Nuk i ka me. Si e zgjidhen?

Bene nje ligj si ky i yni per dekriminalizimin. Por nuk e zgjidhen dot me ate. U deshtoi njesoj si ne. Pasi e kuptuan pane se mund ta zgjidhnin vetem ne nje menyre. Duke ndare politiken nga Policia dhe vecanerisht nga Prokuroria.

Italia ka sot nje nga sistemet me perfekte te goditjes se krimit. Qe nga marrja e indicieve, hetimi, grumbullimi i provave e deri tek ndeshkimi final.

Ata kane ndertuar nje sistem ku t’i mund te jesh i pushtetshem sa te duash, por nuk mund te pengosj dot qofte edhe nje inspektor te thjeshte policie te te hetoje.

Diku nga viti 2006 Berlusconin e gjeti belaja me guvernatorin e Bankes. Vuajti me vite te tera ta shkarkonte por nuk ja doli dot sepse guvernatori ne Italia ka nje imunitet te jashtezakonshem. Berlusconi u dorezua dhe ra nga pushteti. Guvernatorin e futi ne burg nje polic i thjeshte 30 vjecar nga Milano.

Policia, prokuroria dhe agjencite italiane te inteligjences pergjojne 120 mije qytetare ne vit. Ata funksionojne si nje organizem perfekt, i cili eshte imun ndaj cdo presioni korruptov apo nderhyrje politike.

Kjo e shpetoi Italine. Perderisa e kane bere ata, mund ta bejme dhe ne. Mjafton te marrim modelin e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.