Protetë edhe në Korçë pēr vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha
“Policia vret”, “Qeveri e vrasjes”, kanë qenë thirrjet e tyre. Nga pamjet e siguruara nga “Panorama” shihet se protestuesit kanë qëlluar godinën e Bashkisë së Korçës me mjete të forta, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.
Po ashtu ata kanë djegur dhe pemë dekorative, ndërsa më pas protestuesit kanë nisur të qëllojnë më gurë edhe oficerët e policisë.
Si pasojë ka mbetur i plagosur një oficer, por ende nuk ka informacion zyrtar për gjendjen e tij.




Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



