Gjirokastër/ Debat mes dy personave, një i plagosur me thikë
Një debat mes dy të rinjve në Gjirokastër ditën e sotme, ka çuar në plagosjen e njeeit prej tyre.
Burime nga policia bëjnë me dije se një 25 vjeçar me iniciale A.S., banues në Gjirokastër, ka qëlluar me thikë një person pas një debati për motive të dobëta.
Sipas njoftimit të policisë, i plagosur lehtë ka mbetur E.M. 21 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kordhocë” të fshatit Lazarat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



