E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mimoza Kociu/Klodiana Lala forca kolege!
Sot

Mimoza Kociu/Klodiana Lala forca kolege!

E turpshme qe sulmohet gazetarja qe shkon te beje punen, e t’i jape ze, si secili prej kolegeve te saj keto dite, me shume se kujtdo ish ministrit te brendshem, emri i te cilit ka dale ne pergjime italiane, jo shqiptare.

A nuk ishin mediat, gazetare e operatore te instaluar me ore te tera sa tek shtepia e Tahirit, tek kryesia ku zhvillohej keshilli i mandateve e tek selite e partive (pertej orareve normale te punes e kjo eshte e zakonshme), qe te gjithe te kishin mundesi te merrnin informacionin maksimal e ne kohe reale mbi kete ngjarje? Po si mundet qe te behet sehir kur nje gazetare sulmohet teksa eshte duke bere detyren?

Nuk i ben nder se pari Saimir Tahirit qe pranon te “mbrohet” ne kete menyre primitive. Gazetaret nuk preken te dashur militante, te cilitdo krah qofshi! Nuk paguhen e as abuzojne me taksat tuaja!

Ata ndihmojne te shikoni gjithe dritehijet e cfare ndodh. E drejta e secilit pastaj, t’i hape syte apo te jetoje i lumtur ne verberi!

Klodiana Lala forca kolege! Keep going!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.